Një objekt banimi në Fushë-Kosovë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 20:30.
Lajmin e ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti sipas së cilës, disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore.
“Sot rreth orës 20:30, është pranuar informata për një incident zjarri në orët e rrymës, në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore për shkak të problemeve që u janë shkaktuar nga tymi”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se zjarri ka arritur të lokalizohet.
Artikuj të ngjashëm