Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një objekt në Fushë-Kosovë

Një objekt është përfshirë nga zjarri në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës, mesditën e së premtes, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për KOHËN se nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Borovci nuk ka dhënë detaje se për çfarë objekti bëhet fjalë.

“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, ka thënë Borovci.

Artikuj të ngjashëm