Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zjarr në një hekurishte në Ferizaj

Një depo hekurishteje në fshatin Bibaj të Ferizaj, është kapluar nga zjarri gjatë pasdites të së mërkurës.

Asnjë person nuk është lënduar nga ky rast, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 13:40 kemi pranuar një informacion se në fshatin Bibaj të Ferizajt në një depo hekurishte ‘Mbrojtja e Ambientit’ është një zjarr. Patrullat e policisë janë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit e Ferizajt. Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”, ka thënë ai.

Sipas Veselit, zjarri është lokalizuar.

Artikuj të ngjashëm