Kronikë

Zinxhir prej ari, shkaktar i një aktakuze që përfshin 12 persona

Foto: Koha / Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër 12 persona për vepra të ndryshme penale.

Të pandehurit Sh.K., V.Gj., B.K., E.K., Z.Xh., Z. (F)Xh., P.Xh., K.Q., G.K., L.K., Q.K., dhe R.K., dyshohet se kanë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë e ngelur në tentativë” , “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

Sipas aktakuzës pas përleshjes mes dy grupeve, SH.K. ka gjuajtur me armë zjarri ka goditur me gëzhoja Q.K. duke i shkaktuar lëndime.

Konfrontimi mes dy grupeve ka nisur pas dyshimit për vjedhjen e një zinxhiri prej ari.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.