Kronikë

Zihet me kokainë një person në Pallatin e Drejtësisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pasi që tek ai janë gjetur 7 qese të vogla me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit kokainë.

Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur të martën dhe po trajtohet si posedim i paautorizuar i narkotikëve.

“Pallati i Drejtësisë, Prishtinë 26.09.202 – 03:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme 5 gramë. Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.