Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zihet duke vjedhur fëstëk në market, arrestohet burri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje në tentativë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Rasti thuhet se ka ndodhur të martën rreth mesditës.

Njërit prej të dyshuarve thuhet se i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë rreth 114 euro.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë tentuar të kryejnë vjedhje në market, njërit prej tyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë rreth 114€. Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e Policisë.