Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket shtetasi i Shqipërisë në bjeshkët e Dragashit

Policia e Kosovës ka nisur një aksion për kërkimin e një të zhdukuri në bjeshkët e Dragashit. Policia, njoftoi në Facebook të enjten se personi i zhdukur është Admir Adili, 26-vjeçar, nga fshati Borje e Shqipërisë.

Më 4 shtator, Adili kishte dalë në bjeshkët e fshatit Brod me miqtë e tij, por që nuk ishte kthyer.

“Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim-shpëtimi. Me datat 05, 06 dhe 07 shtator operacioni është zgjeruar. Në këtë operacion përveç, policive së të dy vendeve, janë përfshirë FSK-ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetarë”, thuhet në njoftimin Policor, të publikuar të enjten.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfshirë edhe qentë e terrenit dhe motoçikletat malore, ndërsa Policia e Shqipërisë po kërkojnë nëpërmjet dronit.

 

Një person i zhdukur , operacion i madh për kërkim -shpëtim Prizren, 08 Shtator 2022 Me datë 04 Shator 2022 në...

Posted by Kosovo Police on Thursday, September 8, 2022