Një vajzë është raportuar e zhdukur në fshatin Rud të Malishevës që nga e enjtja, ka njoftuar Policia të shtunën.
Sipas Policisë, rasti është raportuar nga babai i vajzës.
Ai ka thënë se vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti po hetohet.