Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Straza në Novobërdë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Një burrë ka raportuar të dielën se babai i tij ka dal nga shtëpia më 9 tetor dhe nuk është kthyer më. Policia është duke e hetuar rastin.
“Fsh. Straza, Novobërdë, 09.10.2021 – 03:00. Me 10.10.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm