Një person është zhdukur në Gjakovë që nga mbrëmja e të premtes, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Një grua ka raportuar në Polici se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e tij. Ajo ka thënë se i biri i saj është përdorues i substancave narkotike.
“Gjakovë, 21.10.2022 – 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendi i ndodhjes së tij. Sipas ankueses viktima është përdorues i substancave narkotike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.