Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket një kosovar 55 vjeç në Durrës

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.

Shtetasi Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19:00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më, raporton "Durreslajm".

Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.

Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.

Artikuj të ngjashëm