Një qytetar nga Kosova ka humbur jetën sot në Durrës.
Siç raportojnë mediat nga Tirana, personi që ka humbur jetën është i moshuar dhe është gjetur në plazh pa shenja jete në pasditen e sotme.
Viktima ka ndërruar jetë në plazhin që ndodhet afër Shkëmbit të Kavajës.
Nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së pushuesit nga Kosova, përcjell ksp.
Vitin e kaluar kanë humbur jetën dhjetëra pushues në plazhet e Shqipërisë, ndërsa numri i vdekjeve këtë vit është më i vogël.
Artikuj të ngjashëm