Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket një fëmijë në Prizren

Një grua ka raportuar në Polici se mbesa e saj, fëmijë, është zhdukur nga shtëpia.

Në njoftimin e Policisë të shtunën thuhet se sipas ankueses nga Prizreni, viktima ka dalë edhe herëve të tjera nga shtëpia por është gjetur nga Policia.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se mbesa e saj-fëmijë, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka dalë edhe herëve të tjera nga shtëpia, por është gjetur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.