Nga fshati Livoq i ultë në Gjilan, është raportuar për një vajzë të zhdukur.
Policia njofton se rasti është raportuar nga prindi i saj, dhe vajza është e mitur.
Bëhet e ditur gjithashtu se vajza është zhdukur qysh prej datës 25 korrik.
”Më 25.07.2019 në orën 13:00, ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se bija e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.