Një grua në Gjilan ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e saj.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është raportuar të shtunën dhe po hetohet.
“Gjilan 11.03.2023-16:47. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga koha e cekur ka dalë nga shtëpia vajza e saj e mitur dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.