Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një të miture në Gjilan

Një e mitur, me banim në Gjilan, është raportuar e zhdukur që nga 15 korriku i këtij viti.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate, i ftoi qytetarët të hënën për bashkëpunim në gjetjen e saj.

E mitura me inicialet A.I., ka lindur në vitin 2009, derisa rastin në Polici e ka raportuar familja e saj.

Autoritetet në njoftim kanë bashkëngjitur fotografinë e saj.

Image
Foto: Policia e Kosovës (PK)