Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket një e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Ferizaj ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit të Policisë rasti është raportuar të martën, por thuhet se e mitura është zhdukur që nga e diela e javës së kaluar.

“Rr. Kemajl Hetemi, Ferizaj 21.01.2024-18:30. Me datë 23.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti thuhet se është duke u hetuar.

Artikuj të ngjashëm