Policia e Kantonit të Waadtit në Zvicër ka njoftuar se ka ardhur si pasojë e një zënkë mes dy kosovarëve të dielën mbrëma, njëri prej tyre ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në gjoks, raporton “Blick”.
Policia ka njoftuar se zënka ka ndodhur në Biere, ndërsa kosovari 28-vjeçari, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Kosovari nuk kishte një banim të njohur në Zvicër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë është arrestuar më vonë të dielën një kosovar 55-vjeçar.
Siç ka bërë të ditur Policia, nga hetimet dyshohet se ka ardhur deri te një mosmarrëveshje mes të dyve. Ata e njihnin njëri-tjetrin.
Policia ka thënë se po vazhdojnë hetimet.