Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zënka në Vogovë të Gjakovës përfundon me përleshje, 2 të plagosur e 5 të arrestuar

Policia njofton se dje në fshatin Vogovë të Gjakovës janë arrestuar pesë të dyshuar, të cilët pas një zënke përfunduan me sulm fizik, për pasojë dy prej të dyshuarve pësuan lëndime trupore.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë automatike AK-47 dhe 9 gëzhoja të fishekëve.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /KsP.