Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zbulohet emri i shqiptarit që u dogj në fabrikën e kanabisit në Britani

Një njeri i “trafikuar” që vdiq pas një zjarri në një “fabrikë të kanabisit” është emëruar si Margaritis Xhindi. Kështu ka shkruar BBC të martën.

Xhindi, që është nga Shqipëria, ka vdekur në spital, një ditë pas flakëve të 4 qershorit në Dudley të Anglisë.

43-vjeçari ishte tërhequr nga vendi i djegies së bashku me një burrë tjetër në të 20-tat, i cili gjithashtu ishte dërguar në spital por ishte liruar më vonë, raporton BBC.

Familja e Xhindit ka thënë se ai ishte “baba i mrekullueshëm i tre fëmijëve”.

Në komunikatën e familjes thuhet: Ai ka punuar shumë gjatë tërë jetës për të siguruar familjen e tij. Margaritisi ka prekur zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe ne jemi shkatërruar nga lajmi i trishtueshëm.

Policia ka thënë se beson që të dy personat janë trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe se po mbaheshin në “mënyrë të efektshme kundër vullnetit të tyre”.

Policia ka thënë se vendi i djegur ishte një fabrikë e kanabisit, që përdorej për të rritur drogën në një shkallë industriale. Ajo ishte bllokuar kur shpërtheu zjarri, që do të thotë se burrat nuk kishin asnjë mënyrë për të dalë.

Edhe Britani, një shqiptar u dogj brenda një garazhe ku kultivohej kanabis Kronikë Britani, një shqiptar u dogj brenda një garazhe ku kultivohej kanabis

Inspektori Jim Mahon ka thënë se vdekja e Xhindit është tragjike.

“Ne jemi duke punuar së bashku me zjarrfikësit për të mësuar shkakun e zjarrit”, ka thënë ai.

“Ne gjithashtu po bëjmë ekzaminim të hollësishëm mjekoligjor të vendit të ngjarjes për të provuar të mësojmë se kush ishte i përfshirë në rritjen e kanabisit. Një dron ka fluturuar mbi atë njësi kur zjarri filloi dhe ne tani kemi folur me pronarin që po ndihmon hetimin tonë”.

Image