Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Singapori ekzekuton personin që kontrabandoi 1 kg kanabis

Singapori ka ekzekutuar një burrë për komplot për trafikimin e kanabisit, pavarësisht lutjeve për mëshirë nga familja e tij, aktivistët dhe Kombet e Bashkuara, shkruan BBC.

Tangaraju Suppiah, 46 vjeç, u var mëngjesin e së mërkurës pasi u kap duke kontrabanduar 1 kilogramë kanabis.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë thënë se Suppiah ishte dënuar për prova të dobëta dhe kishte qasje të kufizuara ligjore gjatë ndjekjes penale.

Por autoritetet e Singaporit thanë se atij i ishte dhënë gjykim i drejtë.

Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë. Argumentojnë se këto janë parandalues ​​i domosdoshëm ndaj krimit të drogës, i cili është çështje kryesore kudo në Azinë Juglindore.

Ligji i Singaporit urdhëron dënimin me vdekje për ata që janë fajtorë për trafikimin e lëndëve narkotike - përfshirë kanabisin, kokainën, heroinën dhe ketaminë - përtej një sasie të caktuar.