Policia në Vushtrri ka ndaluar sot një 33-vjeçar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.
Zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti, tha për Kohën se arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshimet e bazuara, se i dyshuari M. J., 33 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi i njëjti një ditë më parë ishte ekspozuar me armë në një zonë malore të fshatit Sllakovc të Vushtrrisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në cilësi të provave materiale te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë dhe tre fishekë”, tha Zahiti.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, porse ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.