Një 61-vjeçar është vrarë pasditen e sotme në Pejë.
Policia e Kosovës, thotë se rreth orës 17:00 është informuar se në rrugën “Eqrem Qabej” në Pejë, është një person i gjakosur.
“Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur me (1959)”, njofton PK-ja.
Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm.