Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet një 38-vjeçar në Durrës

policia

F.D., 38 vjeç, ka mbetur i vrarë në orët e parë të së mërkurës në Sukth të Durrësit.

Ai është qëlluar te vendi i njohur si shinat e trenit nga persona të paidentifikuar. 38-vjeçari u transportua për në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, sipas njoftimit.

“Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës”, thuhet në njoftim.

Viktima është nipi i një personi me precedentë penal, i njohur si “Arapi i Sukthit”.