Një vrasje në tentativë ka ndodhur të dielën në rrugën “Destan Bajraktari” në kryeqytet.
Një person ka njoftuar në Polici se gjersa ka qenë duke parkuar veturën e tij, nga një veturë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, përpos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Bëhet e ditur se në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja.
Rasti u dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme.
Artikuj të ngjashëm