Dje në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë.
Dyshohet se njëri nga ta, njofton raporti nga Policia, pas një mosmarrëveshje, ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurës, transmeton Koha.net.
Në vendin e ngjarje kanë dalë njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, transmeton Koha.net.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.