Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrasje e dyfishtë në Klinë

Vrasjet ne Kline - 13 nentor 2024

Dy persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”. 

Ai ka shtuar se njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, teksa tjetri i plagosur fillimisht është dërguar në spital. KOHA mëson se personi i plagosur po ashtu ka vdekur. 

Një person është  arrestuar. 

Në vendngjarje tashmë janë dy prokurorë të krimeve të rënda.


Kryetari i Klinës reagon pas vrasjes së dyfishtë

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka reaguar pas vrasjes së dy personave të mërkurën në këtë komunë. 

Edhe Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasje të dyfishtë në Klinë Kronikë Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasje të dyfishtë në Klinë

Ai ka thënë se ky lajm nuk e ka prekur vetëm familjen e personave të ndjerë. 

Elezaj tutje në emër të komunës u ka shprehur ngushëllime familjes e miqve të viktimave. 

“Me dhimbje e pikëllim të madh kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbetën të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë. Ky lajm i papritur e i kobshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve. Në emrin tim dhe të komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin”, ka shkruar ai në Facebook.