Një kosovar 25-vjeçar dhe një grua gjermano-irakiane 24-vjeçare po përballen në gjykatë në Gjermani me akuzat për vrasjen e një gruaje, në rastin që njihte si “vrasja e sozisë”, raporton “BBC”.
Sheqir K. (25) dhe Sharaban K. (24) akuzohen se kishin zgjedhur viktimën për shkak të pamjes së saj dhe moshës.
Prokurorët thanë se pas vrasjes, Sharaban K. kishte planifikuar të fshihej e më pas të niste jetën e re, por ajo u arrestua ditën tjetër.
Ajo dhe bashkëpunëtori i saj mohojnë akuzat.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Sharaban K., që ishte 23-vjeçare në atë kohë në gusht të vitit 2022, kishte përzgjedhur në Instagram një grua që dukej si ajo dhe më pas tentoi të takohej me të duke i bërë premtime të ndryshme.
Edhe
Shqiptari dhe 23-vjeçarja përballen me burgim të përjetshëm për vrasjen e sozisë së saj në Gjermani
Prokurorët thonë se viktima, Khadidja O. një 23-vjeçare me origjinë algjeriane, kishte marrë premtime për trajtime falas në sallon të bukurisë.
Ajo ishte marrë në qytetin Eppingen në jug të Gjermanisë dhe pretendohet se nga dy të akuzuarit u dërgua në Ingolstadt në Bavari.
Rrugës, prokurorët thonë se viktima u ther 56 herë dhe u godit edhe në kokë. Trupi i saj më pas u në një pyll e u vendos në bagazh të veturës Mercedes të Sharaban K.
Kur u zbulua trupi, fillimisht u mendua se Sharaban K. ishte viktima. Mirëpo, ajo dhe Sheqir K., u arrestuan si të dyshuar në rastin një ditë më vonë, pasi u panë në një piceri.
Familja e Sharaban K. është me origjinë nga komuniteti Yazidi në veri të Irakut dhe mediumet gjermane raportojnë se martesa e dështuar mund të ketë qenë motivi i saj prapa krimit.
Edhe
Shqiptari në Gjermani akuzohet se ndihmoi një grua ta vriste sozinë
Pasi u bën hulumtime, përfshirë intervista me dëshmitarë dhe biseda, policia bëri akuza shtesë ndaj dyshes.
Dyshja po ashtu dyshohet se kishte angazhuar një vrasës me pagesë për ta vrarë vëllain e ish-partnerit të Sharaban K. Mirëpo, vrasësi, që mori një parapagesë prej 5000 euro, nuk e kreu vrasjen.
Po ashtu, derisa në paraburgim, kosovari akuzohet se kishte tentuar të bindte një të burgosur që t’i vriste dëshmitarët në këtë rast.
Seanca e parë gjyqësore të martën pati shtyrje të shumta. Avokatët mbrojtës pretendojnë se nuk është i mundur gjykimi fer, pasi prokurorët së fundi kanë dorëzuar dokumente shtesë, për të cilat mbrojtja thotë se i duhet kohë shtesë për t’i shikuar, dhe kërkoi pezullim të procedurave.
Prokuroria refuzoi argumentin, duke thënë se nuk është e pazakontë që të dorëzohen dokumente shtesë pasi të ngrihet aktakuza.
Edhe
E dyshuara në Ferizaj thotë se e kreu vrasjen në vetëmbrojtje
Gjykata pritet të vendosë javën e ardhshme nëse do t’i pezullojë procedurat.