Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqiptari dhe 23-vjeçarja përballen me burgim të përjetshëm për vrasjen e sozisë së saj në Gjermani

23-vjeçares gjermano-irakiane së akuzuar për vrasje i është ngritur aktakuza pasi dyshohet se kërkoi një vajzë të ngjashme me veten në Instagram dhe e vrau atë, në përpjekje për të falsifikuar vdekjen e saj.

Gruaja, e identifikuar si Shahraban Kh-B, fillimisht mendohej se ishte viktima e vrasjes kur trupi i lagur me gjak i një gruaje të re u gjet gushtin e kaluar në një Mercedes të parkuar në Ingolstadt, Gjermani.

Disa anëtarë të familjes së saj madje kishin identifikuar trupin e saj, por një raport i autopsisë të nesërmen ngriti pikëpyetje mbi identitetin e saj për shkak të tatuazheve që nuk ishin të identifikueshme. Viktima u emërua më pas si Khadidja O, një blogere bukurie 23-vjeçare me origjinë algjeriane.

Dy vajzat dukeshin jashtëzakonisht të ngjashme, raportoi Guardian.

Prokurorët thanë se Shahraban Kh-B u akuzua gjithashtu se i kishte ofruar një burri, të identifikuar si A, 10,000 euro për të vrarë vëllain e burrit të saj. Ajo dyshohet se i ka paguar atij një paradhënie prej 5,000 euro, por ai i ka marrë paratë pa vepruar sipas kërkesave të saj të përsëritura për të kryer vrasjen.

Edhe “Vrasja e sozisë”, kosovari 25-vjeçar paraqitet në gjykatë Kronikë “Vrasja e sozisë”, kosovari 25-vjeçar paraqitet në gjykatë

Një 24-vjeçar kosovar, i quajtur Sheqir K, i cili akuzohet se ka vepruar si bashkëpunëtor i Shahraban Kh-B dhe ka ndihmuar në vrasjen, gjithashtu do të dalë në gjyq.

Sheqir K akuzohet gjithashtu për nxitje në vrasje, pasi i kishte dorëzuar një listë me emrat e dëshmitarëve të mundshëm në këtë rast një shoku të burgosur që takoi në burg pas arrestimit dhe u përpoq ta bindte që t'i vriste ata, duke e siguruar se do ta paguante. I burgosuri e refuzoi ofertën. Sheqir K e mohon akuzën.

Shahraban Kh-B dhe Sheqir K të dy do të dalin në gjyq për vrasje dhe tentativë për nxitje për vrasje. Të dy mohojnë akuzat për vrasje.

Viktima kishte pranuar një kërkesë nga Shahraban K, e cila i kishte shkruar në Instagram duke i ofruar trajtim falas në një studio kozmetike.

Shahraban K dhe Sheqiri e morën atë nga nga shtëpia me një veturë dhe gjatë udhëtimit u ndalën në mal. E nxorën nga vetura Khadidjan dhe e goditën prapa kokës duke e rrëzuar në tokë, “para se ta vrisnin me 56 goditje me thikë”.

Prokuroria ka deklaruar se trupi i viktimës është shpërfytyruar tërësisht.

Edhe Shqiptari në Gjermani akuzohet se ndihmoi një grua ta vriste sozinë Arbëri Shqiptari në Gjermani akuzohet se ndihmoi një grua ta vriste sozinë

Dy të akuzuarit më pas e parkuan veturën në një rrugë afër shtëpisë së Shahrabanit, ku prindërit e gjetën dhe menduan se ishte vajza e tyre.

Ata përballen me dënime të përjetshme nëse shpallen fajtorë.