Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vodhën pije në një market, arrestohen dy të mitur

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për arrestimin e dy të miturve në Prishtinë.

Sipas Policisë, të miturit u arrestuan pasi vodhën disa pije në një market në kryeqytet.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 24 orë“, thuhet në njoftimin e Policisë.