Policia e Kosovës ka raportuar se janë hasur dy fëmijë në Lipjan duke vjedhur në një market në mbrëmjen e të martës.
Sipas raportit të Policisë, fëmijët janë intervistuar në prezencë të punëtorit social. Ndërsa është arrestuar babai i tyre dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia e ka cilësuar rastin si “keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve – vjedhje”.
“Lipjan, 05.04.2022 – 21:45. Është raportuar se dy të mitur kosovarë janë hasur duke vjedhur në një market, të miturit janë intervistuar në prezencën e punëtorit social. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar babai i tyre dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Policia e Kosovës ka raportuar po ashtu për një rast tjetër të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës në veri të Mitrovicës. Është raportuar se prindërit kanë braktisur vajzën e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
-
Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës, viktima kthehet në shtëpi, i dyshuari lirohet
-
5-vjeçari nga Lipjani në trajtim intensiv për shkak të keqtrajtimit nga prindërit
-
Raportohet se një vajzë e mitur u sulmua seksualisht nga një djalë
-
Arrestohet e dyshuara për vjedhje në një market në Mitrovicë të Veriut
-
Arrestohet një person për vjedhje - gjërat e vjedhura i kthehen marketit