Një veture i është vënë eksploziv në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës, e si pasojë ka shpërthyer rreth orës 3:40 pas mesnate.
Sipas policisë, vetura e tipit “Ford Focus”, me targa AA 818 KF, në pronësi të një 35-vjeçari ka qenë e parkuar në momentin e shpërthimit, e si pasojë janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme të veturës. Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm