Policia e Shtetit ka mundur të zbulojë një rast të trafikut të farave të kanabisit nga Spanja drejt Shqipërisë, me anë të postës.
Sipas news24, më 14 maj në Doganën e Tiranës ka mbërritur nga Spanja një pako, që për policinë është cilësuar e dyshimtë.
Për këtë arsye, është bërë kontrollimi i pakos dhe në brendësi të saj janë gjetur 11 mijë fara kanabis sativa.
Pjesa më e madhe e farave ishin për kultivim në ambiente të mbyllura me llamba dhe një pjesë tjetër ishin për t’u kultivuar në natyrë.
Pakoja kishte si destinacion qytetin e Vlorës. Dërgesa e saj është bërë në mbikëqyrje të policisë dhe pas dorëzimit të saj është arrestuar në flagrancë 30-vjeçari, Olsi Çaushaj, banues në Vlorë./BW
Artikuj të ngjashëm
-
Kapen mbi 600 kilogramë kanabis në kufirin franko-spanjoll, dy të arrestuar
-
Arrestohet një person në Vërmicë, i gjenden 1501 fara të bimës së kanabisit
-
Sekuestrohen 330 kg kanabis në Greqi, vinte nga Shqipëria
-
Policia spanjolle sekuestron shtatë tonë hashash
-
Plantacion në Spanjë me mijëra rrënjë kanabisi, arrestohen tre shqiptarë