Policia spanjolle ka arrestuar disa persona që po tentonin të fusnin shtatë tonë hashash në Spanjë, sasia më e madhe e drogës e kapur në këtë shtet këtë vit.
Siç ka njoftuar Policia spanjolle, tre anëtarë të bandës janë arrestuar pasi dy patrulla të Policisë në mes të prillit ka ndaluar dy varka në afërsi të bregut jugor të Spanjës, ku janë zbuluar 200 paketa të mbushura me hashash.
Autoritetet spanjolle, holandeze e franceze kanë hetuar këtë bandë që nga marsi i vitit 2020, pasi më herët kishte kontrabanduar sasi të madhe të hashashit në shtete të ndryshme.
“Kjo është një prej operacioneve më të mëdha kundër bandave të drogës këtë vit, ku janë sekuestruar më tepër se shtatë tonë, që redukton aktivitetin e organizatave kriminale me bazë në Ngushticën e Gjibraltarit”, ka thënë Garda Civile, raporton agjencia Reuters.
Policia ka thënë se banda operon në qytetin jugor Huelva, por nuk ka treguar nacionalitetet e të arrestuarve.
-
Policia spanjolle arreston 100 persona që bartnin tonelata me drogë nga Maroku në Spanjë
-
Spanja kap 30 tonë hashash
-
Spanja sekuestron 30 tonë kokainë, kapje rekorde në Evropë
-
Sekuestrohen 13 tonë kokainë të fshehura mes bananesh në anijen në portin spanjoll
-
Autoritetet suedeze kapin rreth 1,4 tonë kokainë, sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë