Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vjedhje në një artari në Prishtinë

Pronari i artarisë Ari Gold në Prishtinë ka njoftuar se dje një çift ia ka vjedhur një zinxhir.

Në një video të siguruar nga KOHA shihet se si zinxhiri i del nga xhepi burrit.

Pronari Arian Hasani ka njoftuar se do të raportojë rastin në Polici, ndërsa ka thënë se ai e njeh personin.

“Personi jeton në Austri dhe ka ardhur për festa në Kosovë”, ka njoftuar Hasani për KOHËN.

Në video shihet i dyshuari duke shikuar dy zinxhirë, ndërsa njërin më pas e fut në xhep derisa e shikon tjetrin.

Edhe Vidhet një sasi ari në një argjendari në Prishtinë Kronikë Vidhet një sasi ari në një argjendari në Prishtinë

Më pas zinxhirin e len në tavolinë, e në një moment i del nga xhepi zinxhiri i tjetër por ai e shtyn prapë atë në xhep.

Pas raportimit, pronari ka njoftuar se i është kthyer zinxhiri dhe se rasti është mbyllur.