Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vjedhin 2000 euro dhe stoli ari në vlerë 3500 euro në Pejë

Një person në Pejë ka raportuar se në shtëpinë e tij, disa persona të panjohur janë futur dhe kanë vjedhur gjëra me vlerë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se janë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 3500 euro, para të gatshme 2000 euro dhe një pushkë gjuetie e cila kishte leje.

Policia thotë se njësitë policore tani janë duke kryer hetime intensive.