Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një 30-vjeçar në Pejë nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rëndë.
Sipas njoftimit nga Policia përmes një komunikate për media, më 13 mars R.S. dyshohet të ketë vjedhur në një shtëpi 15.000 euro dhe ari në vlerë 5000 euro.
“Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, sot me datë 23.03.2022, me urdhër të Gjykatës kompetente është bërë bastisja e shtëpisë së personit të dyshuar, është arrestuar i dyshuari: R. S. lindur me 1992. Pas intervistimit të personit të dyshuar, me urdhër të Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për disa vjedhje
-
Arrestohet një i dyshuar për 11 vjedhje të rënda, një tjetër në arrati
-
Aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se vodhi gjësende me vlerë mbi 100 mijë euro
-
Kërkohet paraburgim ndaj një personi, dyshohet se vodhi në Pejë gjësende me vlerë rreth 120 mijë euro
-
Arrestohet i dyshuari në Pejë për vjedhje