Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën ka ndodhur një vjedhje grabitqare në një dyqan, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, ndërkohë që personi i dyshuar është arrestuar nga ana e zyrtarëve të stacionit policor Qendra.
“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një vjedhje grabitqare të ndodhur në një dyqan, në rrugën "Agim Ramadani", në Prishtinë. Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në vendin e ngjarjes, derisa ka qenë në konfrontim fizik me zyrtarin e sigurimit (të një kompanie private)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit me inicialet A.G., shtetas turk 36 vjeç i janë gjetur dhe sekuestruar stoli ari dhe bizhuteri, një thikë, një kaçavidë etj.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.
-
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se shiti stoli ari të falsifikuara
-
Arrestohet shtetasi i huaj në Prishtinë, tentoi të kryente vjedhje në një lokal
-
Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në Prishtinë
-
Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë