Është arrestuar një shtetas i huaj në Prishtinë, pasi ai është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhur bizhuteri në një lokal në Prishtinë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 03.11.2021 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull –shtetas i huaj, pasi që i njëjti në flagrancë është kapur në lokalin-pronë e ankuese femër kosovare, ku dyshohet se kishte vjedhur stoli të ndryshme ari dhe bizhuteri. Njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor pasi kishte lentime trupore dhe pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur në Raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë për vjedhje në tentativë
-
E zë hajnin në flagrancë, i vodhi stoli ari e bizhuteri
-
Sulmohet fizikisht gruaja që tentoi ta ndalonte hajnin që vodhi disa gjësende në një lokal në Prishtinë
-
Vidhen stoli ari në një dyqan në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, dyshohet për disa vjedhje