Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, dyshohet për disa vjedhje

Vjedhje

Është arrestuar një shtetas i huaj në Prishtinë në mbrëmjen e të dielës, me dyshimin se ai ka kryer vjedhje në disa lokacione.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Arrestimi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10.

“Prishtine 27.06.2021-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi qe i njëjti dyshohet se ka kryer disa raste të vjedhjeve në lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë në një rast tjetër, një shtetas i huaj në Prishtinë ka raportuar se është sulmuar nga disa persona. Ai është dërguar për tretman mjekësor.