Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhen rreth 8000 euro në Fushë-Kosovë

Persona të panjohur kanë vjedhur një kasafortë në Fushë-Kosovë në të cilën kishte 7.848 euro. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.

“Raportohet se persona të panjohur, sipas ankuesit, kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kanë qenë 7848 euro. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar”, është njoftuar në raportin e Policisë së Kosovës.