Dy persona të maskuar e të armatosur, u futën të dielën në një objekt në Fushë-Kosovë, për ta grabitur një kasafortë. Ndonëse nën kërcënimin e armës, ata nuk ia dolën ta kryenin veprën, pasi, siç njoftoi Policia e Kosovës të hënën, nuk arritën ta merrnin çelësin e zyrës ku gjendet kasaforta me para.
Ata u larguan në drejtim të panjohur, derisa nuk u raportua për të lënduar.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “grabitje në tentativë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Grabitje e armatosur në një lokal në Fushë-Kosovë
-
Vjedhje e rëndë në Kamenicë, i dyshuari thyen kasafortën dhe merr para të gatshme
-
Në një shtëpi në Gjilan vidhet kasaforta me ari në vlerë 15 mijë euro dhe dy armë zjarri
-
Dy të arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin për vjedhje të vazhdueshme për dy vjet në një firmë
-
Grabitje e armatosur në Fushë-Kosovë