Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhen rreth 700 euro në një xhami në Mitrovicë

Disa persona kanë vjedhur rreth 700 euro nga një xhami në fshatin Suhadoll të Mitrovicës.

Të enjten, një person e ka raportuar rastin në Polici.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të xhamisë dhe nga aty i kanë vjedhur një shumë parsh prej 600-700€”, thuhet në raportin e PK-së.