Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhen produkte higjienike në Fushë-Kosovë

Një person në Fushë-Kosovë ka raportuar në Polici se dy të dyshuar janë futur në depon e tij të dielën dhe kanë vjedhur disa produkte higjienike.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një nga të dyshuarit dhe është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është konfiskuar një veturë me të cilën të dyshuarit kanë shkuar për të bartur produktet. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.