Në dy objekte fetare në Gjilan të martën janë vjedhur para që ishin mbledhur për bamirësi, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Në asnjërin rast, policia nuk ka treguar sasinë e parave të vjedhura. Ka thënë se po hetohen të dyja rastet.
Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur më 14 janar në mesditë. Aty një person ka raportuar se një i panjohur ka hapur me dhunë kasafortë dhe ka vjedhur paratë.
Rasti tjetër ka ndodhur më 16 janar rreth orës 14:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Në një shtëpi në Gjilan vidhet kasaforta me ari në vlerë 15 mijë euro dhe dy armë zjarri
-
Vjedhje në xhaminë e Pozheranit, hapën kasafortat dhe vodhën 20 euro
-
Përdori identitetin e shumë personave për përfitim në emër të bamirësisë, arrestohet
-
Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohen se vodhën stoli ari e para nga një shtetas i huaj
-
Vidhen 27 euro nga një kishë në Gjilan