Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhen para në oborrin e një xhamie në Pejë

Një burrë nga Peja e ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur një shumë parash në oborrin e xhamisë, afër tyrbes.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi ka raportuar se të dyshuar të panjohur ne oborrin e xhamisë afër tyrbes kanë vjedhur një shume parash. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk bëhet e ditur se për çfarë shume bëhet fjalë dhe për cilën xhami.

Artikuj të ngjashëm