Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhen dy telefona nga një postë e shpejtë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Arrestim - Peje

Vidhen dy telefona nga një postë e shpejtë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një vjedhje ka ndodhur në natën e Vitit të Ri në Pejë.

Policia ka njoftuar të dielën se një punëtor në postën e shpejtë ka raportuar se një person ia ka vjedhur dy telefona.

“Ankuesi mashkull kosovar (punëtor në postën e shpejtë) ka raportuar se pasi i ka dërguar porosinë të dyshuarit mashkull kosovar (dy telefona) i njëjti nga kutitë i ka vjedhur dy telefonat dhe i ka kthyer kutitë të thata”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajte.