Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhen disa stoli në Ferizaj

Në një argjendari në Ferizaj janë vjedhur disa stoli. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku thotë se vjedhja ka ndodhur të hënën. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në lokalin argjendarinë e tij, me forcë kishin hapur kasafortën nga e cila kishin vjedhë stoli të ndryshme”, thuhet në njoftim.