Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Behxhet Sojeva” në Ferizaj.
Sipas raportit të Policisë, përveç stolive të arit, janë vjedhur edhe disa armë, përfshirë pesë pistoleta e tre snajper.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, pesë pistoleta, tre snajper, një pushkë gjysmë - automatike, katër pushkë gjuetie, 100 fishekë, katër palë dylbi”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti thuhet se është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Vidhen stoli ari në vlerë 10 mijë euro në një shtëpi, arrestohet një i dyshuar
-
Katër raste të vjedhjes brenda ditës, përfshirë stoli ari, para e armë
-
Vidhen para dhe stoli ari në Prizren
-
Mërgimtarit në Ferizaj i vidhen armë, stoli ari e para në vlerë 150 mijë euro
-
Hajnat vjedhin para e stoli në vlerë prej 40 mijë euro në një shtëpi në Ferizaj