Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Prishtinë i janë vjedhur 3 mijë e 500 euro dhe disa pako cigaresh. Rasti ka ndodhur në rrugën “Shpëtim Rrobaj” gjatë së hënës, ku personi është ankuar se disa persona të panjohur kanë hyrë në zyrën e tij dhe kanë kryer vjedhjen në kasafortë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa deri më tash nuk raportohet për të arrestuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo